Lojtarët e Real Madridit e duan rikthimin e Zinedine Zidanit

PUBLIKUAR

Real Madridi është në kërkim të një trajneri vetëm dy muaj brenda sezonit të ri dhe dy ditë pasi e shkarkoi Julen Lopeteguin, dhe lojtarët e duan ish-trajnerin Zinedine Zidane të rikthehet në stol.

Zidane u largua nga Madridi në fund të sezonit që lamë pas, pasi e kishte udhëhequr gjigantin spanjoll drejt tre titujve radhazi në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Në verë, Madridi e emëroi atëherë trajnerin e Spanjës, Julen Lopeteguin, si zëvendësues të francezit.

Dhe tani yjet e klubit duan që Zidane të rikthehet vetëm disa muaj pasi dha dorëheqje, sipas Sport.

Edhe pse thuhet se Antonio Conte është favorit për ta zëvendësuar Lopeteguin, lojtarët e klubit e favorizojnë ribashkimin me francezin. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...