Raportet e mediave në Gjermani thonë se Juventus dëshiron ti bashkojë James Rodriguez me Cristiano Ronaldo pasi ai ta kalojë huazimin e tij në Bayern Munich
Sipas Sport Bild, kolumbiani mund të kaloi në Juven edhe në fillim të këtij janari.
Përderisa për të ka një numër te klubeve të Premier Ligës, Juve duket se është në një pozitë më të mirë për ti marrë shërbimet e tij.
James ka të njëjtin agjent si Cristiano Ronaldo-Jorge Mendes- dhe derisa ai ishte në Real Madrid kishte një lidhje të mirë të lojtarëve.
Bayern e bleu atë nga Madridi në verën e vitit 2017, duke paguar dy vite huazim me vlerë 10 milionë euro.
Në kontratë të tij ka edhe opsionin e blerjes që është 32.5 milionë euro.
Raportohet se Bayerni nuk janë gati për të paguar këtë shumë dhe janë gati për ta bërë para atë.
Kjo i jep mundësi Juventusit që të sigurojë shërbimet e sulmuesit, pasi që nuk ka vend për të në Real Madrid.
27 vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste në 10 ndeshje të Bayernit këtë sezon. /GazetaExpress/


