Sulmuesi ka thënë se ai gjithmonë do ti jetë falënderues menaxherit, i cili u shkarkua të hënë pas një serie rezultatesh të dobëta të Los Blancos
Mariano Diaz e ka falënderuar Julen Lopeteguin që i dha një mundësi të dytë për Real Madrin, pasi kishte kaluar një vit në Francë.
Lopetegui u shkarkua të hënën, pas vetëm 24 orëve të debaklit të tij në El Clasico me Barcelonën 5-1.
Ish trajneri i Spanjës bëri 14 ndeshje në total, me dështimin më të madh që nuk gjeti një zëvendësues ideal të Ronaldos.
Mariano (25) ishte njëri prej sulmuesve që u ble pas lasrgimit të Ronaldos dhe sot ai shprehi falënderimin e tij i cili e solli atë përsëri në Madrid, pasi kaloi një sezon në Lyon.
“Gjithmonë do të jemë mirënjohës Julen Lopeteguit, njeriut i cili e bëri të mundur kthimin tim në shtëpi”, shkroi sulmuesi në Twitter.
“I urojë atij gjithë të mirat në të ardhmen’.
“Tani neve na mbetet të luftojmë më shumë për të dalë nga kjo situatë”.
Mariano ka shënuar vetëm një gol pas rikthimit në Spanjë, atë kundër Romës në fitoren 3-0 në Ligën e Kampionëve që do të mbahet mend gjatë pasi që ishte i bukur.
Ish mesfushori i Los Blancos, Santiago Solari e ka marrë përkohësisht timonin e kampionëve europian deri në emërimin e një trajneri të ri. /GazetaExpress/


