​Kriza e Real Madridit, tifozët i fajësojnë Bale, Benzeman dhe Ramosin

PUBLIKUAR

Julen Lopetegui është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Real Madridit pas debaklit në Camp Nou, por tifozët madrilenë kanë kërkuar që fajin ta marrin edhe lojtarët, veçanërisht Gareth Bale, Karim Benzema dhe Sergio Ramos.

Tifozët e Real Madridi kanë votuar në një sondazh të organizuar nga Marca, ky parashtrohej pyetja se cilët janë futbollistët me paraqitjet më të dobëta gjatë ndeshjeve të këtij sezoni, përcjell Gazeta Express.

Bale, Ramos dhe Benzema kanë qenë tre futbollistët më të votuar si fajtorë për rezultatet dhe paraqitjet e dobëta të Real Madridi në këtë sezon. Këto rezultate kanë bërë që Real Madridi të pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë, shtatë pikë larg klubit në vend të parë, Barcelona.

Bale, i cili pritej të bëhet lideri i ri i skuadrës pas largimit të Cristiano Ronaldos, është lojtari më i votuar me gjithsej 43 mijë vota. Uellsiani ka arritur t’i shënojë vetëm katër gola këtë sezon dhe gjatë ndeshjeve të fundit, ai nuk është vërejtur aspak në fushë.

Menjëherë pas tij pozicionet kapiteni dhe qendërmbrojtësi i skuadrës, Sergio Ramos, i cili, gjithashtu, është duke kaluar në një formë të keqe këtë sezon. Mbi 40 mijë persona e kanë votuar spanjollin si fajtor për krizën e “Los Blancos”.

Benzema e kompleton këtë treshe, përkundër fillimit të mrekullueshëm që e kishte pasur këtë sezon, duke i shënuar nga dy gola në ndeshjet ndaj Gironas dhe Leganes. Megjithatë, ai nuk ka vazhduar me të njëjtat paraqitje dhe për këtë arsye 35,200 persona e kanë votuar atë si futbollistin më të keq gjatë këtij sezoni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...