Man United e mbështet Mourinhon me mbi 100 milionë euro për të transferuar lojtarë

PUBLIKUAR

Jose Mourinho do të mbështet në afatin kalimtar të janarit për ta forcuar Manchester Unitedin me lojtarë të duhur, shkruan Guardian.

Trajneri portugez e dëshiron një qendërmbrojtës dhe një sulmues që shënon gola, pasi gjatë verës ishte i pasuksesshëm në arritjen e këtij qëllimi, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se 100 milionë euro do të jenë në dispozicionin e portugezit. Para se të niste sezoni, Mourinho ishte i interesuar për Raphael Varane të Real Madridit dhe Unitedi ishte i gatshëm ta paguante shumën e kërkuar për 25-vjeçarin nëse transferimi i tij do të ishte i mundur.

Harry Maguire i Leicester Cityt dhe Jerome Boateng i Bayern Munichut ishin dy synimet tjera të Mourinhos për qendër të mbrojtjes, por Unitedi nuk bëri asnjë lëvizje për ta pasi bordi nuk i shihte si të duhur. Kjo bëri trajnerin të palumtur dhe të shqetësuar dhe tani besohet se ai do të mbështetet në afatin kalimtar dimëror nëse ndonjë lojtar që mund ta forcojë skuadrën vihet në dispozicion. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...