Karius assesi të gjejë rehati, Liverpooli merr lajm të keq

PUBLIKUAR

Duket se gjigantit turk Besiktasit i ka humbur durimi me portierin gjerman të Liverpoolit, Loris Karius, pas vetëm tre muajve dhe është duke e konsideruar mundësinë ta kthejë atë mbrapsht në janar.

Loris Karius mund të kthehet në Liverpool në janar, pasi Besiktasi është duke menduar ta anulojë para kohe marrëveshjen për huazimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse u dërgua në Turqi nga gjiganti anglez për ta rifituar besimin në vete pas një periudhe katastrofë në “Anfield”, portieri gjerman vazhdon të vuajë nga forma e dobët dhe gabime trashanike.

Si pasojë, Besiktasi – që e ka opsionin për ta blerë në tërësi Kariusin – tani dëshiron ta kthejë atë në Angli dhe ta blejë sulmuesin e të kuqve në kushte të njëjta. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...