Valverde: Na mungon Messi

PUBLIKUAR

Barcelona bëri një paraqitje të shkëlqyer dje ndaj Real Madridit, dhe e mundi me rezultatin 5-1 edhe pse ishte në mungesë të Lionel Messit.

Trajneri i skuadrës, Ernesto Valverde, ka thënë se ende ndihet mungesa e Messit, pas fitores së rëndësishme në El Clasico, transmeton Gazeta Express.

Messi kishte pësuar një lëndim në krah, mirëpo Luis Suarez ishte më i miri i ndeshjes me tri golat e tij.

“Që nga java e kaluar, ne ishim duke menduar se si do të reagojmë në fushë me mungesën e Messit”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Është vetëm një përgjigje, duhet të luash si ekip, dhe këtë e kemi bërë”.

“Sa më shpejt që kthehet ai, aq më mirë për skuadrën sepse ai na mungon shumë. E duam atë që nesër”.

Messi pritet të jetë jashtë fushave edhe për dy javë shkak i thyerjes së krahut. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...