Mbrojtësi i krahut të majtë i Juventusit, Alex Sandro, ka kontratë me italianët deri në qershor të vitit 2020, dhe lojtari nuk ka pranuar që ta vazhdojë atë sipas lajmeve të fundit.
Sandro është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Massimiliano Allegrin, ku deri më tani është paraqitur 13 herë në këtë stinor, transmeton Gazeta Express.
“Zonja e Vjetër” pagoi rreth 26 milionë euro për ta sjellë atë nga Porto, dhe tani është duke marrë oferta të mëdha për shërbimet e brazilianit.
Alex Sandro thuhet se e ka refuzuar vazhdimin e kontratës momentalisht, pasi kërkon kohë që të mendoj për të ardhmen e tij, kur për të interesim të madhe ka Paris Saint-Germaini dhe Manchester City. /Gazeta Express/


