Shpërthen Gattuso në fund të ndeshjes, i vërsulet gjyqtarit

PUBLIKUAR

Milani arriti të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Sampdorias të shtunën në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Gennaro Gattuso shpërtheu në fund të ndeshjes, pasi ishin konfirmuar 4 minuta lojë shtesë, kaluan edhe disa sekonda deri sa u dëgjua fishkëllima e fundit të gjyqtarit kryesor, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo Gattuso u vërsul menjëherë drejt gjyqtarit të katërt, duke bërtitur për arsyen që nuk ishte përfunduar ndeshja në minutën e katërt, pasi Sampdoria kishte topin në pronësi.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme e Milanit, pas dy humbjeve me radhë, dhe nevrikosja e Gattusos në fund tregon për rëndësinë e madhe që kishte kjo fitore, për t’iu afruar sa më shumë zonës së Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...