​Ylli i Premierligës pëson thyerje të tmerrshme të këmbës

PUBLIKUAR

Ylli i Leicester Cityt, Daniel Amartey, u bartë jashtë fushës me barelë gjatë pjesës së fundit të ndeshjes kundër West Hamit në stadiumin King Power, pasi pësoi thyerje të tmerrshme në këmbën e majtë.

Amartey, i cili po luante si mbrojtës i krahut të djathtë, u largua nga fusha mbrëmë pasi pësoi lëndim serioz në kyçin e këmbës së majtë, pas një përplasjeje me Michail Antonio e West Ham Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Këpucët e Amarteyt kishin ngecur në barin e fushës dhe ai e kishte thyer kyçin e këmbës së majtë. Atij i kishte ardhur menjëherë në ndihmë stafi mjekësor, të cilët i kishin dhënë oksigjen brenda në fushë para se ta dërgonin në zhveshtore me barelë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Leicesterit, Claude Puel, nuk e kishte konfirmuar lëndimin e tij, por kishte thënë se shpreson që nuk është ndonjë lëndim serioz.

“Mendimi im i parë është për lojtarin tim në fund, Amartey. Shpresoj që nuk është serioze, ai luajti mirë dhe dha gjithçka. Është e vështirë të shohësh diçka të tillë në fund të ndeshjes”, ka thënë Puel.

“Mendimet e mia janë më shumë për lëndimin e tij sesa për ndeshjen. Ai ka nevojë të trajtohet dhe pastaj do ta shohim. Shpresoj që nuk është asgjë serioze”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...