Lavezzi ngushëllon Messin: Ai do të fitojë trofe me kombëtaren

PUBLIKUAR

Ezequiel Lavezzi beson se Lionel Messi do të vazhdojë ta udhëheqë Argjentinën drejt trofeve në të ardhmen, përkundër se deri më tani nuk ka fituar asnjë titull të rëndësishëm me kombëtaren.

Kili fitoi Kupën e Amerikës pas ekzekutimit të penaltive dhe ky ishte një tjetër dështim i superyllit të Barcelonës me përfaqësuesen e tij.

“Dikur, Leo do të arrijë të fitojë me diçka me Argjentinën”.

“Menduam se ky ishte shansi për ta vënë vulën tonë, por fatkeqësisht, nuk ia dolëm. Na dhemb shumë”.

“Mendoj se duhet ta vazhdojmë këtë rrugë. Jemi shumë të mirë si ekip. Po na mungon vetëm ai hapi i vogël për të arritur diçka”, ka thënë Lavezzi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...