PSG-së i dështon transferimi i yllit të Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain nuk do ta transferojë yllin e pakënaqur të Manchester Unitedit, Alexis Sanchezin, në janar, sipas Le10Sport.

Raportohej se anësori kilian do të largohej nga Manchester Unitedi pas vetëm një viti qëndrimi, por gjiganti francez PSG nuk është në gjendje ta kryej transferimin e tij, transmeton Express.

Sanchez nuk e ka nisur si titullar asnjë ndeshje të Unitedit në Premierligë që prej muajit shtator dhe së fundmi u spekulua se ai dëshiron ta braktisë “Old Traffordin”, me PSG-së si destinacion të mundshëm.

Megjithatë, klubi parisien nuk është në gjendje ta paguajë shumën e kërkuar për transferimin e Sanchezit për shkak të kufizimeve të Financial Fair Play.

Për më tepër, PSG-ja e ka bërë prioritet blerjen e një mesfushori para një anësori. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...