Roma pritet që ta shet në janar Cengiz Under por janë duke kërkuar “së paku 50 milionë euro” për yllin turk
Sipas Corriere dello Sport, Arsenali, Manchester United, Manchester City dhe Barcelona janë disa nga skuadrat që janë “gati ti investojnë kaq para” në janar. Gazeta shpjegon që Arsenali e kërkoi atë në verë, United është duke kërkuar një zëvendësim për Alexis Sanchez dhe Barca janë “të palumtur” me Malcom.
Krejt në fund, trajneri i City Pep Guardiola “gjithmonë e ka përcjell me sy të mirë anësorin dhe është adhurues i kualitetit dhe hapit të tij”.
Corriere shton së shtija e tij do të “shëronte” buxhetin e Giallorossi dhe do ti jepte fonde të mira drejtorit sportiv Monchi për të nënshkruar me zëvendësuesin e tij.
Një opsion, sipas Gol Digital në Spanjë, është sulmuesi i Athletic Bilbao Iker Muniain, i cili ka shënuar katër gola në vetëm tetë paraqitje këtë sezon. /GazetaExpress/


