Njëri prej lojtarëve më të debatuar në Real Madrid gjatë gjithë këtij sezoni ka qenë Vinicius Junior, i cili ka luajtur vetëm 12 minuta për skuadrën e parë dhe i cili ka luajtur tërë minutat me Castillan, skuadrën B të Real Madridit
18 vjeçari ka treguar se ai ishte njëri që ka kërkuar mundësi për të luajtur për skuadrën B, përderisa ai dëshiron të luaj futboll qoftë edhe nëse ai nuk është me karakter garues.
“Luajta me skuadrën e parë në ndeshjet para-sezonale e që në fund luajta me skuadrën B”, ka thënë ai në një intervistë.
“Kam kërkuar të luaj këtu nëse ata nuk me marrin në konsideratë sepse më mirë është të luaj sesa të rri në shtëpi”.
“Kjo me mundëson mua që të adaptohem me stilin e lojës dhe të adaptohem me taktikat, duke u mësuar me të gjitha gjërat që një lojtarë ka nevojë”.
Kohëve të fundit, ai ka shënuar gol në barazimin 1-1 kundër Celta Vigo B, edhe pse u përjashtuar me të kuq dhe këtë vikend është i suspenduar. /GazetaExpress/


