Marcelo: Ronaldo mungesë e madhe, por klubi është më i madh se çdo lojtar

PUBLIKUAR

Pavarësisht një formë të tmerrshme për Real Madridin, Marcelo ka folur për startin e dobët të klubit në këtë sezon

Mbrojtësi ka folur gjithashtu edhe për largimin e Cristiano Ronaldos dhe po ashtu spekulimet që e rrethojnë të ardhmen e Julen Lopeteguit para ndeshjes El Clasico.

“Përfundimi i pushimeve dhe kthimi në rutinën e Real Madridit pa Cristiano Ronaldon ishte befasues për ne, ne menduam që ai nuk do të largohet”, ka pranuar ai në një video që e ka transmetuar në kanalin e YouTube.

“Real Madrid është një klub i madh, Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh gjithashtu, por klubi është më i madh së çdo lojtar”.

“Historia e Real Madridit është impresive dhe Cristiano Ronaldo ia ka shtuar edhe një pjesë historisë së këtij klubi, por Real Madrid nuk do të ndalet”.

“Lojtarët ndërrojnë, ndalojnë së luajturi, pensionohet por Real Madridi do të mbetet këtu përgjithmonë”.

Para ndeshjes së të dielës në El Clasico, Marcelo po ashtu a thënë se orari është i rëndësishëm dhe ka ndonjëherë ndikim në paraqitje të lartë të klubit.

“Të luash në Camp Nou dhe përfaqësimi i kësaj steme është një gjë shumë e mrekullueshme, ndjenja është e mrekullueshme edhe kur tifozët janë kundër juve, sepse kjo ju motivon juve”, ka pranuar ai në një intervistë për LaLigan. /GazetaExpress/ 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...