Zyrtarizohet Montoya te Interi

PUBLIKUAR

Martin Montoya tashmë është zyrtarisht lojtar i Interit, ku është transferuar në formë huazimi nga Barcelona.

Në një njoftim të klubit zikaltër thuhet se Nerazzurrët e kanë opsionin e blerjes për ta bërë të përhershëm qëndrimin e tij në Meazza.

“Mbrojtësi arriti në Milano gjatë ditës së djeshme (e enjte) për testet mjekësore dhe tash janë kompletuar formalitetet”.

“Spanjolli 24-vjeçar ka fituar trofe gjatë karrierës së tij vendore dhe ndërkombëtare dhe vjen pas suksesit të trefishtë të Barcelonës në sezonin që lamë pas”.

“Të gjithë te Interi i urojnë mirëseardhje të ngrohtë Martinit”, thuhet në kumtesën e klubit italian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...