Bojan: Po sikur goli im kundër Interit të llogaritej?

PUBLIKUAR

Humbja e Barcelonës ndaj Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2009/10 ende është plagë e hapur për Bojan Krkicin, i cili e shënoi një gol që ka mundur të ishte i fitores.

Me Barcelonën që po humbiste 3-2 me rezultat të përgjithshëm, Krkic shënoi gol në kohën shtesë i cili do t’i kishte ndihmuar gjigantit katalonas të kalonte në finale, por u anulua nga gjyqtari Frank De Bleeckere, i cili gjykoi se Yaya Toure e kishte prekur topin me dorë para paraprakisht, transmeton Express.

“Isha shumë i lumtur kur topi përfundoi në rrjetë”, tha Bojan për MARCA, duke e kujtuar natën e vitit 2010.

“Por pastaj e kuptova që diçka po ndodhte. Ndjesia në stadium dhe në mesin e lojtarëve nuk ishte entuziaste, dhe në atë moment e kuptova që goli ishte anuluar”, shtoi ai.

“Ishte vendimtar sepse me të do ta kishim bërë rikthimin dhe do të kishim kaluar në finale, që do të ishte shumë e veçantë sepse zhvillohej në Santiago Bernabeu”, theksoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...