​Tifozët e Man Unitedit zemërohen me Pogban pas disfatës ndaj Juves

PUBLIKUAR

Zhgënjimi pas humbjes në shtëpi kundër ish-klubit të tij nuk ishte i mjaftueshëm për yllin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba, për të mos bërë fotografi duke buzëqeshur me futbollistët e Juventusit e kjo gjë i ka zemëruar tifozët e “Djajve të kuq”.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, të cilën italianët e fituan me rezultat 1-0, Pogba u fotografua me një dhuratë nga Juventusi dhe me ish-bashkëlojtarin e tij, Juan Cuadradon, transmeton Gazeta Express.

Cuadrado, i cili kishte luajtur së bashku me francezin në klubin italian gjatë sezonit 2015/2016, e bëri publik këtë takim përmes një fotografie të cilin e postoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Është gjithmonë ndjenjë e mirë të të shoh @paulpogba”, ka shkruar kolumbiani në mbishkrimin e fotografisë së postuar në Instagram pas përfundimit të ndeshjes mes këtyre dyve.

Cuadrado kishte luajtur për 81 minuta të ndeshjes për Juventusin, të cilët e vazhduan ecurinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve, përmes golit të shënuar nga Paulo Dybala qysh në pjesën e parë. Ky gol ishte i mjaftueshëm për ta siguruar fitoren, dhe Juventusi mbetet në pozitën e parë të grupit H të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...