Mourinho: Ju tregoj pse s’e bëra asnjë zëvendësim mbrëmë

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka shpjeguar përse nuk e bëri asnjë zëvendësim gjatë humbjes së Manchester Unitedit 1-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma në “Old Trafford”.

“Djajve të kuq” iu desh ta ndiqnin rezultatin pas golit të hershëm të Paulo Dybalas, por Mourinho kishte opsione tejet të kufizuara në bankë për shkak të problemeve me lëndime, transmeton Gazeta Express.

Tahith Chong, ylli i talentuar i ekipit U-23, u thirr për ketë ndeshje, por portugezi ndjeu se nuk ishte koha e duhur që anësori të futej për debutimin e tij në një ndeshje të karakterit të tillë.

Pasi Alexis Sanchez dhe Marouane Fellaini nuk ishin në dispozicion për shkak të lëndimeve, Mourinho vendosi të mos e bëjë asnjë zëvendësim.

“Sanchez ishte në tribunë. Lingard po ashtu në tribunë. Fellaini mund të ketë qenë në tribunë apo në shtëpi sepse nuk e pashë”, tha Mourinho.

“Opsioni i vetëm i vërtetë ishte një djalosh i ri 18-vjeçar, i cili kurrë më parë nuk ka luajtur për ekipin e parë. Duke marrë parasysh dinamiken e ndeshjes, mendoj se nuk ishte e përshtatshme ta futesha në lojë atë. Nuk mund të prisni nga një fëmijë të debutojë në një ndeshje të tillë dhe të shënojë. Këto janë arsyet përse nuk e bëra asnjë zëvendësim”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...