PSG-ja ofertë të majme për Griezmannin

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain është i gatshëm të bëjë ofertë shumë të lartë për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmannin, sipas OK Diario.

Gjiganti francez ëndërron ta bashkojë yllin e Atleticos me bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Francës, Kylian Mbappen, transmeton Express.

Edhe pse Griezmann nënshkroi së fundmi kontratë të re me Atleticon, kampioni i Ligë 1 është i gatshëm ta paguajë klauzolën e tij në vlerë 150 milionë euro dhe t’i ofrojë atij pagë vjetore prej 35 milionë euro.

PSG-ja planifikon ta largojë Edinson Cavanin dhe ndoshta edhe Neymarin dhe e sheh Griezmannin si opsion ideal për ta përforcuar sulmin. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...