“Gabimi më i madh në jetën e Ronaldos, kalimi në Juventus”

PUBLIKUAR

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti e ka përkrahur ardhjen e Cristiano Ronaldos në Itali, por ka bërë humor me ish lojtarin e tij duke thënë se ai bëri zgjidhje të gabuar kur nënshkroi për skuadrën e tanishme

Ish trajneri i Real Madridit ka thënë se transferi i portugezit ishte një reklamë e mirë për skuadrën italiane të Serie A.

“Arritja e Cristiano Ronaldos është një nënshkrim i shkëlqyeshëm për imazhin e Serie A”, tha ai në konferencën për shtyp.

“Për një kohë të gjatë në këtë kampionat luanin yje si; [Diego] Maradona, [Michel] Platini, Zico, [Zinedine] Zidane, Ronaldo, Andriy Shevchenko, Kaka , [Zlatan] Ibrahimovic, etj, por jo më”.

“Tani, me arritjen e Ronaldos është ringjallur kjo gjë, pasi që ai është një lojtar i madh profesionist dhe gabimi i vetëm i tij është se ka shkuar në Juventus!”.

Duke bërë këtë shaka, 59 vjeçari ka folur edhe për skuadrën e tij të re, Napolin.

“Sot është ndryshe, pasi që ne nuk e kemi Maradonan por ne ndërtojmë një skuadër të nivelit të lartë, veçanërisht me lojtarë të rinj”, ka shtuar ai.

“Për disa vite Napoli luan shumë mirë, kështu që kualitetin e kemi”.

“Do të përpiqem të sjell përvojë dhe do ta ndihmojë këtë skuadër që të këtë pak më shumë personalitet dhe kurajo në disa momente në të cilat ne luajmë pak më keq”.

“Nuk ka stil “Ancelotti’, sepse unë e ndërtoj ndeshjen time sipas karakteristikave të lojtarëve që kam”.

“Disa trajner kanë filuar me një ide që të provojnë lojtarët me këtë stil, por unë shikoj çfarë kam dhe e adaptoj stilin tim tek ta”.

Në fund, ai ka pasur edhe disa fjalë për ish skuadrën e tij, Paris Saint-Germain.

“Me vjen mirë të shoh se si është rritur ky klub”, ka theksuar ai.

“PSG janë njëra prej skuadrave më të mira në Europë dhe ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, kjo është më së e sigurt”. /GazetaExpress/ 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...