​Icardi: Do t’i vlerësoj ofertat e klubeve të tjera

PUBLIKUAR

Qendërsulmuesi argjentinas dhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, i ka komentuar spekulimet për largimit e tij ng Zikaltrit, duke thënë se ai do t’i vlerësojë të gjitha ofertat, megjithatë e ka theksuar se është i lumtur në Inter.

Sulmuesi i Interit ka një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij me klubin, që është e vlefshme për klubet jashtë Italisë në dy javët e para të korrikut gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pas largimit të Cristiano Ronaldo nga Real  Madridi, mediat e huaja kanë raportuar se presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është interesuar për argjentinasin, pasi që beson se ai është zëvendësuesi i përsosur i portugez, i cili u transferua në Juventus.

Interi dëshiron t’ia rinovojë kontratën Icardit, e cila përfundon në fund të qershorit të vitit 2021, pasi që klubi dëshiron ose t’ia rritë këtë klauzolë të largimit ose të mos e përfshijë atë fare në kontratën e re, ku argjentinasit do t’i ofrohet edhe rritje page.

“Ka shumë spekulime. Kur ofertat do të vijnë, ne do t’i vlerësojmë ato, por unë jam shumë i lumtur këtu në Inter”, ka thënë Icardi, para ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve, kundër Barcelonës në Camp Nou.

Icardi ishte transferuar nga Sampdoria gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2013. Argjentinasi i kushtoi Interit vetëm 13.3 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...