Juventini Marotta shumë pranë Interit

PUBLIKUAR

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, është shumë pranë kalimit në Inter, sipas mediave italiane.

61-vjeçari, i cili ka qenë edhe shef ekzekutiv, por tani është larguar nga bordi i Juventusit dhe do ta lërë përfundimisht klubin këtë të enjte, transmeton Express.

Derisa ai ende është menaxher i përgjithshëm me kontratë, besohet se kontrata e tij do të ndërpritet me pajtim të ndërsjellë dhe Marotta do të lejohet të largohet për ta vazhduar karrierën dike tjetër, në Interi më saktësisht.

Sipas të përditshmes italiane Corriere dello Sport, destinacioni i tij i radhës do të jetë Interi, ku do të marrë rol të ngjashëm.

Ky pohim mbështetet edhe nga Calciomercato.com, që raporton se Marotta dhe Interi kanë qenë në kontakte të vazhdueshme në javët e fundit.

Një marrëveshje është arritur pak a shumë, dhe Marotta pritet ta marrë rolin e ri në Inter në janar. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...