Ronaldo i përgjigjet Iscos: E vërtetë, s’mund të qani për largimin tim

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është pajtuar me dikur bashkëlojtarin e tij, Iscon, se Real Madridi nuk mund të qajë për largimin e tij nga klubi.

Në fundjavë Isco hodhi poshtë mundësinë që mungesa e Cristiano Ronaldos është duke pasur ndikimin të madh në formën e tmerrshme të Real Madridit në këtë sezon, pasi madrilenët kanë plot pesë ndeshje pa shënuar fitore, dhe pas mungesës së madhe të golave deri tani, transmeton Express.

“Nuk mund të qajmë për dike që nuk dëshiron të jetë këtu”, tha Isco në fundjavë, duke iu referuar largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit këtë verë.

E Ronaldo iu përgjigj atij të hënën, në një konferencë për media para takimit Juventusit ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford” në Ligën e Kampionëve të martën, në vendin ky 33-vjeçari i fitoi nëntë trofe gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar nga 2003 deri më 2009.

“S’kam asnjë problem me ta”, tha pesë herë fituesi i Topit të Artë .

“Nuk mund të qashë, e vërtetë”, shtoi Ronaldo./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...