Milani insiston për Romagnolin

PUBLIKUAR

Skuadra italiane Milan, ka kryer përforcimet e duhura në fazën e sulmit, ndërsa prioritet tani është mbrojtja.

Sipas medieve italiane prioriteti kryesor për fazën defensive te Milani është mbrojtësi i talentuar italian, Alessio Romagnoli i cili aktivizohet te Roma.

Romagnoli ishte i huazuar nga Roma te Sampdoria, dhe është kërkesa kryesor e trajnerit të Milanit, Sinisa Mihajlovic që e kishte mbrojtësin nën urdhrat e tij edhe tek Samp.

Milan ka ofruar zyrtarisht 18 milionë euro, ofertë që pritet të rritet ndjeshëm pasi Roma ka bërë të qartë se nuk e largon lojtarin pa 30 milionë.

20-vjeçari kishte paraqitje fantastike me Sampdorian, dhe Roma deri më tani ka refuzuar për të Napolin, Sampdorian dhe Milanin.

Trajneri Rudi Garcia ka treguar se e ka në plane lojtarin, mirëpo një ofertë prej 30 milionë euro do t’i ndërronte mendjen Romës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...