Chiellini: Juventusi e do Pogban

PUBLIKUAR

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka pranuar dashurinë dhe respektin që ka për yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, por nuk dëshiron t’i ushqejë spekulimet për transferimin e tij.

Francezi do të përballet më ish-bashkëlojtarët e tij për herë të parë sonte në “Old Trafford”, dhe kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një kthim në Torino, transmeton Express.

Chiellini, megjithatë, nuk dëshiron të flasë për këtë.

“Më vjen keq që çdo gjë që ne e themi për të është po përdoret në tregun e transferimeve”, tha Chiellini.

“Ka vetëm dashuri dhe respekt për një djalosh, të cilin e pamë duke u rritur dhe pastaj duke luftuar. Mendoj se kjo ndjesi është e ndërsjellë”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...