​Mesfushori serb Savic e përqafon Valon Berishën gjatë triumfit të Lazios

PUBLIKUAR

Dy mesfushorët e Lazios, Valon Berisha dhe Sergej Milinkovic-Savic, e kanë lënë anash rivalitetin mes dy vendeve të origjinës së tyre, Kosovës dhe Serbisë gjatë ndeshjes së klubit të tyre.

Valon Berisha, i cili luan për Kombëtaren e Kosovës, u transferua gjatë afatit kalimtar të verës në Lazio nga Red Bull Salzburg, transmeton Gazeta Express.

Në mesfushën e Lazios luan edhe Sergej Milinkovic-Savic, i cili tanimë i ka bërë tri vjet me klubin italian. Gjithashtu, ai luan edhe për Kombëtaren e Serbisë.

Në ndeshjen e fundit të Serisë A, kundër Parmës, Lazio arriti t’i sigurojë tre pikët e radhës falë ndihmës së Berishës, i cili në minutën e 80-të arriti me mjeshtëri ta fitojë një penallti, të cilën e shënoi sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Valon Berisha luajti nga minuta e 55′ e takimit, dhe performoi mjaft mirë deri në fund të ndeshjes. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...