​“Rooney u largua nga Anglia shumë herët”

PUBLIKUAR

Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, ka thënë se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Ëayne Rooney, u largua shumë herë nga futbollit anglez dhe se ai mund të ishte ende duke shkëlqyer në Premierligë, nëse nuk do të ishte larguar.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Evertonit u largua nga Premierliga gjatë afatit kalimtar të verës si transferim i lirë. Ai iu bashkua skuadrës së DC Unitedit në ligën amerikane të futbollit, Major League Soccer, transmeton Gazeta Express.

Hodgson, i cili ishte trajner i Kombëtares së Anglisë kur Anglia u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë, ka insistuar se Rooney vazhdon të mbetet mjaftueshëm i mirë për të shkëlqyer në Premierligë, por e ka kuptuar se ai nuk dëshironte të luante për ndonjë klub tjetër në vendin e tij.

“Ai u largua nga Anglia shumë herët. Ai ende ka shumë gjëra për të dhënë. Nuk kam asnjë dyshim për talentin e tij dhe tashmë e ka dëshmuar se ai mund të luajë ende në nivelin më të lartë të futbollit në Angli”, ka thënë Hodgson.

“Por, ishte vendimi i tij dhe pas Manchester Unitedit dhe Evertonit, ku ai kishte afinitet të mrekullueshëm, rrënjë të thella, ndoshta ai nuk ishte i interesuar të luante për ndonjë klub anglez përpos këtyre dyve”.

“Ishte një vendim i vetëdijshëm për të luajtur jashtë Anglisë. Kam respekt të madh për Rooneyn dhe mendoj se edhe ai ka respekt për mua”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...