Guardiola: City po punon në rinovimin e kontratës së Sanes

PUBLIKUAR

Leroy Sanes pritet t’i ofrohet kontratë e re nga Manchester City sipas Pep Guardiolas.

Trajneri i klubit anglez e ka konfirmuar se klubi është duke punuar në vazhdimin e kontratës së anësorit gjerman, transmeton Gazeta Express.

Sane në këtë stinor i ka dy gola dhe dy asistime në shtatë ndeshje.

“Klubi është duke punuar për këtë”, ka thënë Guardiola në lidhje me kontratën e Sanes.

“Ne e vlerësojmë kualitetin e lojtarit, nuk kemi dyshime në aftësitë e tij”.

Manchester City luan sot ndaj Burnleyt në kuadër të Premierligës duke filluar prej orës 16:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...