Ish-lojtari i Interit, Ivan Zamorano insiston se Mauro Icardi është sulmues më i mirë se sa Gonzalo Higuain, dhe beson se kapiteni i Interit do të shënojë ndaj Milanit.
Derbi della Madonnina pritet të zhvillohet të dielën prej orës 20:30, në “San Siron” e stërmbushur, transmeton Gazeta Express.
“Nuk ka favorit kur është derbi, mirëpo do të jetë një betejë për gjatë 90 minutave”, ka thënë Zamorano për Sky Sport Italia.
“Interi duhet të fitojë. Icardi është më i mirë se Higuaini dhe kapiteni ynë do të shënojë të dielën, ashtu siç ka bërë në derbin e fundit”.
“Gjëja e mirë është se Icardi mund të luajë si sulmues i vetëm ose bashkë me Lautaro Martinezin”. /Gazeta Express/


