Kim Kardashian duket se me të vërtetë e ka tepruar.
Fansat dhe ndjekësit e saj kanë mbetur shumë të zhgënjyer me pozën e Kim, ku shihet e shtrirë në shtrat, e gjitha e zhveshur.
Kim ka mbuluar pak gjokset me duar, në fotografinë promovuese për koleksionin më të fundit të produkteve të grimit për sy, përcjell Gazata Express.
Por, ndjekësit ia kanë ‘vërshuar’ fotografinë me komente shumë kritikuese, shumica duke thënë se ajo është një nënë e nuk duhet të dalë më në këtë mënyrë në publik.
Fansat janë të brengosur se fëmijët e saj nuk do të ndihen aspak mirë kur të rriten edhe pak dhe të shohin nënën e tyre kështu të zhveshur e të shtrirë./Gazeta Express



