Higuain: Kështu me ndoqi Juventus kur erdhi Ronaldo

PUBLIKUAR

Para derbit të këtij vikendi të Milanit, Gonzalo Higuain ka treguar për Gazzetta dello Sport se ai ishte larguar me forcë nga Juventus kur në Torino kishte arritur Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Argjentinës është në një formë të mirë në AC MIlan, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka një asist deri me tani këtë sezon.

“Ata kanë nënshkruar me Cristianon”, tha Higuain për gazetën italiane.

“Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi. Dhashë gjithçka për Juven, fitova disa tituj, por kur Cristiano arriti në klub me thanë se nuk mund të vazhdojë me ta dhe se ata po kërkojnë një zgjidhje për mua. Opsioni më i mirë ishte të vija në Milan”.

“E zgjodha Milanin sepse me pëlqejë mënyra se si ata ma prezantuan projektin. Leonardo, [Paolo] Maldini dhe [Gennaro] Gattuso e njohin Milanin shumë mirë dhe Elliot (pronarët e klubit) bën përpjekje të madhe për të nënshkruar me mua”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...