Para tre muajsh çifti i njohur i showbizit shqiptar Besi dhe Xhensila janë bërë prindër për herë të parë me të voglën e tyre Ajka.
Ditën e sotme Xhensila ka publikuar një foto ku shfaqet më e ëmbël se kurrë në dhomën e të voglës. Gjithashtu shohim edhe disa detaje nga dhoma e saj, si krevati i cili është arreduar si kurorë princeshe, apo murin me motive florale.
Nuk mund të lëmë pa komentuar edhe pamjen e Xhensilës, e cila duket mjaft në formë ndonëse ka vetëm tre muaj që ka sjellë në jetë të voglën e saj./Gazeta Express/




