Diego Maradona kishte thënë se yllit i mungon aftësia për të qenë trajner i Kombëtares, por drejtori i Katalunasve nuk pajtohet me këtë konstatim
Lionel Messi i lë për të ditur shokët e skuadrës kur ai është i hidhëruar pavarësisht natyrës së tij të tërhequr, thotë Eric Abidal.
Sulmuesi ishte përballur me kritika nga legjenda e Argjentinës dhe ish trajneri i Kombëtares, Diego Maradona, i cili kishte thënë se qetësia e madhe e Messi e bën atë një kapiten jo efektiv.
Drejtori sportiv i Sevillas, Joaquin Caparros i ka dalë në mbrojtje 31 vjeçarin, duke insistuar se ai është “si një luan” kur “hidhërohet”.
Tani, drejtori i futbollit të Barçës, Abidal po ashtu ka theksuar se Messi është gati për ti shprehur ndjenjat e tij, pasi që kapiteni i klubit udhëhiqet si një shembull.
“Ai është një shembull si kapiten. Jo vetëm që është i mençur dhe talent por edhe një njeri”, ka thënë Abidal për faqen e klubit.
“ai nuk flet shumë, por i tregon të gjitha në fushë. Ai është lojtarë çelës për ne edhe në zhveshtore. Ne gjithmonë thomë që Leo nuk ka nevojë te flet. Të gjithë e dimë kur ai është i inatosur, kur ai është i lumtur”.
“Roli i tij në skuadër është shumë i rëndësishëm për lojtarët e rinj dhe blerjet e reja. Tregimi për Leon është i bukur, ai e ka treguar atë këtu me Barcën, me punë të madhe, ku shumë gjëra të pamundura i ka bërë të mundura”.
“Ai është lojtar i madh dhe duke falënderuar atë niveli i lojtarëve tjerë por rritet”.
Messi, i cili është paraqitur për Argjentinën në ndeshjen e fundit kundër kampionëve, Francën në 1/8 e finales në Botëror, ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje të La Ligas këtë sezon. /GazetaExpress/


