Mustafi, shqiptari që mund ta zëvendësojë Ramosin te Real Madridi

PUBLIKUAR

Skuadra e Real Madridit duket se do ta humbasë qendërmbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos, gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Daily Star, Manchester United është afër që ta transferojë super mbrojtësin e Real Madridit, në mënyrë që ta përforcojnë mbrojtjen për edicionin e ardhshëm.

Me largimin e Ramosit, Real Madridi do të duhej ta zëvendësonte atë menjëherë me një mbrojtës që ka tipare të ngjashme si ai.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Realit tashmë kanë filluar të interesohen për mbrojtësin shqiptar që ka një Kupë Bote në sirtarin e tij, Shkodran Mustafin, i cili shkëlqeu në edicionin e fundit me Valencian.

Mustafi është një lojtar shumë fleksibil në mbrojtje, pasi mund të luajë edhe në krahun e djathtë, e gjithashtu edhe në qendër, gjë që e bën atë të ngjashëm me Ramosin e Realit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...