Barça e konsideron kthimin e Neymarit në klubi, pasi braziliani është i hapur për një gjë të tillë

PUBLIKUAR

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, ylli i Paris Saint-Germainit Neymar është i gatshëm të kthehet në Barcelonë në të ardhmen. Mundo pohon se sulmuesi ia ka ofruar shërbimet ish-klubit të tij në disa raste dhe se kampionia e Spanjës tani është duke e konsideruar arritjen e një marrëveshjeje për të.

Pas një vere në të cilën ylli brazilian u përfol si galaktiku i radhës i rivalit të përjetshëm të Barçës, Real Madridit, situata duket se tani ka marrë një kthesë të papritur. I tillë ka qenë ndryshimi i rrethanave saqë tani duket se Neymar mund të kthehet te Barcelona, diçka që dukej e pamundur para vetëm pak muajsh, transmeton Gazeta Express.

Mundo Deportivo në faqen kryesore të ballinës e ka lajmin me titullin: “Neymari nuk është i pamundur”. Ky pohim është bazuar kryesisht në faktin se vetë lojtari ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për t’u kthyer në “Camp Nou”, duke e bërë Barcelonën ta konsiderojë mirë opsionin që më parë nuk ka qenë në tavolinë.

“Barça nuk po e hedh poshtë më. Drejtuesit e klubit do të kërkojnë ta arrijnë marrëveshjen vetëm nëse stafi i trajnerëve e jep dritën e gjelbër”, shkruan Mundo Deportivo, duke e hedhur topin në anën e Ernesto Valverdes.

Nëse trajneri i Barçës e jep aprovimin e tij, atëherë klubi do t’i nisë negociatat për ta kthyer brazilianin në Katalonjë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...