​Barça e mohon se oferta e re për Messin është në tavolinë

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vives, ka bërë të ditur se klubi katalonas nuk janë duke punuar për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas, Lionel Messit, pasi që ai sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re.

Argjentinasi e kishte rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor të vitit 2021 në nëntor të vitit të kaluar. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri kur ai të bëhet 34-vjeçar, megjithatë katalonasit nuk brengosen për këtë gjë, transmeton Gazeta Express.

Javën e kaluar u raportua se Barcelona dëshiron t’ia rinovojë kontratën Messit deri të paktën vitin 2022, ose deri në vitin 2023. Megjithatë, këto spekulime i ka mohuar zëdhënësi i Barcelonës, i cili ka thënë se klubi nuk është duke menduar për kontratën e re.

“Rinovimi i kontratës së Messit nuk është duke u diskutuar tani. Ne sapo e kemi rinovuar kontratën e tij, kështu që kjo pyetje tingëllon si një anekdotë”, ka thënë Vives.

Në kontratën aktuale të Messit, ai ka klauzolë prej 700 milionë eurosh, mirëpo kjo klauzolë nuk vlen edhe për klubet më të vogla. Për t’u transferuar në një klub jo elitar, Messi mund të shkojë edhe si transferim i lirë.

Argjentinasi është njëri ndër sportistët më të paguar në botë dhe ai fiton rreth 50 milionë euro çdo vit me Barcelonën. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...