Real Madridi synon shkëmbimin Bale-Hazard

PUBLIKUAR

Real Madridi është i gatshëm t’ia ofrojë Chelseat Gareth Bale në kuadër të një marrëveshjeje për transferimin e Eden Hazardit, sipas Ok Diario.

Hazardi tashmë disa herë e ka bërë të qartë se e ka ëndërr të fëmijërisë të luajë për Real Madridin, edhe pse e ka pranuar se nuk do ta braktisë Chelsean në janar, transmeton Gazeta Express.

Në përpjekje për ta bërë më joshëse marrëveshjen për transferimin e belgut, Real Madridi është i gatshëm ta ofrojë edhe uellsianin Bale në kuadër të marrëveshjes.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Chelsea do të tregojë gatishmëri për t’ia paguar kontratën masive uellsianit, e cila skadon në vitin 2022. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...