Kapiteni i Real Madridit dhe i Spanjës, Sergio Ramos, beson se ylli i Tottenhamit i ka kualitetet për të shkëlqyer në La Liga.
Dy herë fituesi i Këpucës së Artë në Premierligë, ka qenë i lidhur me një kalim te kampioni i Evropës në vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.
Kane i ka shënuar pesë gola me Tottenhamin deri më tani në këtë stinor.
“Harry Kane është një sulmues fizik dhe shumë i talentuar, ai i befason shumë mbrojtës, mirëpo nuk do të më befasojë mua”, ka thënë Ramos.
“Anglia ka edhe sulmues të tjerë, të cilët janë të rrezikshëm, mirëpo ne i kemi studiuar mirë, kështu që ata nuk do ta kenë mundësinë ta japin më të mirën”. /Gazeta Express/


