Taulant Xhaka pranë kalimit në Premierligë

PUBLIKUAR

Granit Xhaka është kthyer në një pikë referimi te skuadra e Arsenalit që prej transferimit të tij të bujshëm në Londër, por brenda pak muajsh, një tjetër lojtar shqiptar me të njëjtin mbiemër mund të debutojë në premier ligën angleze.

Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Taulant Xhaka ka hyrë në kontakte me Newcastle për një kalim potencial në merkaton e janarit.

Raportohet se transferimi i mundshëm i një lojtari si Xhaka do rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve.

Trajneri i njohur Rafael benitez i ka kërkuar pronarit Mike Ashley që të finalizojë operacionin me një kosto krejtësisht të përballueshme. Skuadra që është pagëzuar me pseudonimin “Qymyrxhinjtë”, e vlerëson Taulant Xhakën rreth 3 milionë Euro, shifër që do ta përfitojë Bazel në rast shitje.

Nëse finalizohet tratativa, Taulant Xhaka do të kalojë në të njëjtin kampionat si vëllai i tij Granit Xhaka, lojtar që militon me përfaqësuesen e Zvicrës. /Tch/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...