Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, ka thënë se Juventusi është njëra ndër skuadrat më të mira në Evropë, dhe ka thënë se dëshiron të luajë në Serie A.
Manchester Unitedi dhe Juventusi janë në grupin e njëjtë në Ligën e Kampionëve, dhe pas ndeshjeve të kombëtareve, këto të fundit do të ballafaqohen mes vete, transmeton Gazeta Express.
“Juve ka një projekt të mrekullueshëm. Çdo vit ata bëhen më të fortë”, ka thënë belgu.
“Pa dyshim, Juventusi është njëra ndër tri skuadrat më të mira në Evropë. Kanë një trajner të madh dhe lojtarë të shkëlqyer”.
Vëllai i Lukakus, Jordan, luan për Lazion në Serie A, dhe Romelu është pyetur nëse do të dëshironte të luante n[ë Serie A, ai u përgjigj kështu: “Pse jo? Shpresoj që do të ndodh “. /Gazeta Express/


