Rabioti është prioriteti kryesor i Milanit

PUBLIKUAR

Milani është duke kaluar në formë të mirë me Gonzalo Higuainin, i cili po shkëlqen deri më tani në fanellën e “Kuq e Zinjve”.

Pronarët e ri të Milani, Elliott, do të punojnë edhe në afatin kalimtar të janarit pasi dëshirojnë të vazhdojnë përmirësimin e skuadrës së Gennaro Gattusos, transmeton Gazeta Express.

Përveç yllit të Flamengos, Lucas Paqueta, me të cilin klubi italian është afër mbylljes së marrëveshjes, Milani po mendon që ta sjellë në “San Siro” një sulmues tjetër dhe një mesfushor.

Adrien Rabiot është emri i parë në listën e Leonardos, pasi kontrata e tij përfundon në verën e ardhshme me PSG-në, dhe Leonardo ka marrëdhënie të mira me nënën e tij, e cila është agjente e lojtarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...