“Enrique ka sjellë qetësi në Spanjë”

PUBLIKUAR

Mbrojtësi Marc Bartra beson se trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique ka sjellë qetësi në Kombëtare.

Enrique u emërua trajner i Spanjës në korrik të këtij viti, dhe deri më tani i ka siguruar tri fitore, dy në Ligën e Kombeve, dhe një ndeshje miqësore, transmeton Gazeta Express.

E mposhti Anglinë dhe Kroacinë në kompeticionin e ri evropian, dhe fitoren e fundit e siguroi në miqësoren ndaj Uellsit 4-1.

“Ai është një trajner që ka në kontroll aspektet taktike dhe ka fituar disa tituj”, tha Bartra, i cili është pjesë e Real Betisit.

“ne e shohim ambicien dhe urinë që e ka trajneri. Kemi një skuadër agresive dhe kompakte, në një atmosferë të mirë”.  /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...