Kroos i pakënaqur me Lopoteguin: “Nuk jam Casemiro”

PUBLIKUAR

Toni Kroos e ka shprehur frustrimin e tij ndaj Julen Lopeteguit dhe vendimeve të tij taktike në Real Madridit.

Mesfushori gjerman ka arritur në top nivel të futbollit, pasi ai mund të luajë ku të do dhe të jetë i lirë në mesfushë, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo në këtë stinor, Kroos është dashur që të luajë më thellë mesfushës nën menaxhimin e trajnerit të spanjoll.

Ky nuk është roli i tij natyral, pasi gjerman kërkon që të shkojë më përpara dhe ta shtyjë skuadrën në sulm, e jo të luajë rolin e mesfushorit brazilian, Casemiro.

“Më pëlqen të luaj më thellë, por unë nuk jam Casemiro”, ka thënë Kroos.

Ish-lojtari i Bayern Munichut i ka bërë 10 paraqitje këtë stinor me madrilenët, një ndeshje më pak se Casemiro.

Ai sonte pritet të luajë me Kombëtaren Gjermane kundër Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...