Kë e përcolli Mourinho në Mal të Zi mbrëmë

PUBLIKUAR

Menaxheri i “Djajve të kuq” ishte në tribuna dje për fitoren historike të Serbisë kundër Malit të Zi në Ligën e Kombeve, por cili ishte misioni i tij?

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është fotografuar dje duke parë ndeshjen në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, e që shumë kush e ka quajtur këtë si një mision skautimi.

United është lidhur fuqishëm me një kalim të Sergej Milinkovic-Savic, mesfushorin e Lazio i cili po ashtu raportohet se kërkohet nga Real Madridi dhe Barcelona.

Pavarësisht se këtë sezon, Milinkovic-Savic, ka pasur një paraqitje të dobët, ai është paraqitur si zëvendësues kundër Malit të Zi në ndeshjen e Ligës së Kombëve, ku Serbia fitoi 2-0.

Përveç Milinkovic-Savic, Mourinho po ashtu raportohet se është një adhurues i madh i mbrojtësit të Fiorentinas, Nikola Milenkovic, pasi që e sheh atë si një lojtar kyç të mbrojtjes së tij. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...