Argjentina shpreson ti kthehet Messi

PUBLIKUAR

Argjentina shpreson që Messi ti kthehet por ata po kërkojnë që të luajnë në një stil në të cilin ai mund të mos paraqitet

Me të ardhmen e superyllit të Barcelonës në ajër, trajneri i brendshëm Lionel Scaloni ka pranuar se Albiceleste do të përpiqen që ti adaptohen një loje tjetër pa të.

Scaloni ka thënë se mungesa e Messi e ka detyruar Argjentinën që të luaj si skuadër, edhe pse ai shpreson që pesë herë fituesi i Topit të Artë të kthehet në detyrën e tij me Kombëtaren.

Messi përsëri mungojë mbrëmë në fitoren e lehtë të Argjentinës kundër Irakut, 4-0, derisa javën e ardhshme do të luajnë po ashtu në një turne në Arabi Saudite, kundër Brazilit.

“Shpresoj që Messi të jetë me ne në të ardhmen, ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Scaloni gjatë konferencës së tij për shtyp.

“Nëse nuk është, ne do të përpiqemi të luajmë si skuadër, kjo është ideja, që ne të luajmë si një skuadër dhe kur luajmë kështu vështirë humbim”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...