United, 60 milionë euro për Ramosin

PUBLIKUAR

Manchester United ka treguar edhe njëherë se sa është serioz për transferimin e Serigo Ramosit.

Gjiganti anglez ka dërguar edhe ofertën e dytë në drejtim të Real Madridit për mbrojtësin spanjoll.

Ramos ka pasur probleme me klubin madrilen rreth kontratës së re dhe për këtë arsyeje ka kërkuar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

Ndërkohë tani United, ka dërguar ofertë prej 60 milionë euro në drejtim të Realit për ta bërë të sajin mbrojtësin e fuqishëm.

Ramos është një lojtar i pazëvendësueshëm te Reali, mirëpo problemet me presidentin Florentino Perez kanë bërë që ai të mendoj largimin.

Mbetet të shihet se si do t’i përgjigjet Real Madrid kësaj oferte nga ‘Djajtë e Kuq’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...