Kosova ka fituar me rezultat 3-1 sonte kundër Maltës, një fitore që e dërgon Kosovën në vendin e parë në grupin e saj
Banjamin Kololli shënoi dy gola për t’ia shtuar edhe një tjetër nga Vedat Muriqi, derisa Edon Zhegrova goditi dy herë shtyllën.
Kështu, nga Kosova lojtar i ndeshjes ishte padyshim Benjamin Kololli që shënoi dy gola, derisa pas tij me notën me të lartë është vlerësuar Vedat Muriqi. I treti më i mirë te Kosova ishte Valon Berisha, i cili asistoi në golin e parë.
Në anën tjetër nga Malta lojtari më i mirë ishte Agius, që ishte edhe autor i golit të barazimit në minutën e 50’të. /GazetaExpress/



