Konfirmohet interesimi i Barcelonës dhe Realit për Mustafin

PUBLIKUAR

Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, mund të luajë sezonin e ri në njërën prej skuadrave më të mira në botë, Realin ose Barcelonën.

Ka qenë vetë babai i lojtarit me origjinë nga Gostivari, Kujtim Mustafi, ai që e ka bërë të ditur lajmin.

Në një intervistë për gazetën kosovare “Express”, babai i kampionit të botës pohoi se të dy ekipet kanë shfaqur interes për 23-vjeçarin.

“Po, ka pasur kontakte. Ata kanë kontaktuar klubin dhe kjo mbetet mes tyre. Kaq mund të them”, u shpreh i entuziazmuar Kujtimi.

Edhe nëse nuk blihet nga Reali ose Barceloana, Mustafi do të largohet nga Valencia gjatë kësaj merkatoje.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...