Bonucci: Gabova që e braktisa Juventusin për Milanin

PUBLIKUAR

Leonardo Bonucci e ka thënë se ëndërron të bëhet trajneri i Juventusit, derisa e ka pranuar se kishte marrë vendim të gabuar kur e braktisi klubin për t’iu bashkuar Milanit një vit më parë.

Një mosmarrëveshje me trajnerin Massimiliano Allegri bëri që Bonucci t’iu bashkohej Milanit më 2017, por italiani u ktheu në Juventus pas vetëm një sezoni në “San Siro”, transmeton Gazeta Express.

“E kam ëndërr të behëm trajner i një ekipi të madh, me mundësi i Juventusit”, tha Bonucci.

“Ndodhen disa gjëra gjatë katër muajve të fundit me Juventusin që ma lënduan krenarinë dhe patën ndikim në mua në nivel personal”, shtoi ai.

“Pastaj, me kohë dhe duke i analizuar gjërat, e kuptova se largimi nga Juventusi nuk ishte vendimi i duhur, sepse vetëm këtu dhe me këtë fanellë mund ta shpreh potencialin tim në fushë dhe jashtë saj”, theksoi Bonucci. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...